Bricks And Clicks

Pse KERKO360?

 

Misioni

Misioni yne është të prezantojmë një platformë imobiliare të avancuar dhe të përdorshme në Shqipëri, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në treg duke u përqendruar në krijimin e një prezence të fortë në internet, inovacion të vazhdueshëm dhe krijimin e partneriteteve kyçe në industri.

Koncepti dhe qëllimi

  • Platforma siguron një mjedis të thjeshtë dhe të sigurt ku shitësit mund të listojnë pronat e tyre dhe blerësit të kërkojnë pronat sipas kritereve të tyre specifike.
  • Qëllimi është të eliminojmë pasigurinë dhe mungesën e informacionit që ka karakterizuar tregun deri më tani, duke ofruar një qasje më të drejtpërdrejtë dhe të besueshme.
Unlocking Dreams, Opening Doors

“KËRKO” - Platforme per menaxhimin e pasurive te paluajtshme

“KËRKO” është një platformë inovative e reklamimit të pasurive të paluajtshme, që publikon rregullisht informacion dhe këshilla për pasuritë e paluajtshme, tendencat e tregut, agjencitë imobiliare, firmat e ndertimit, etj. Synimi i platformës është që t’i ofrojë përdoruesve përgjigje 360° në adresim të nevojave të tyre për pronat. Përmes faqes, aplikacionit dhe rrjeteve sociale “KËRKO”, mundësohet kërkimi dhe/ose dhënia me qira, shitja dhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, konsulenca ligjore dhe financiare si dhe ndërmjetësim për aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Platforma u sherben si individëve te cilët duan të publikojnë njoftime në menyrë te pavarur, ashtu edhe agjencive imobiliare për te cilat ka një hapsirë te dedikuar. Përvoja e perdoruesit të platformës është unike pasi jemi siguruar që të përmbledhim brenda të njëjtës hapsirë përgjigjen për cdo nevojë që ai mund të ketë:



Platforma është lehtësisht e aksesueshme dhe kudondodhur: faqja web me ndërfaqen user friendly, aplikacioni për ta aksesuar nga telefoni me te njëjtën lehtesi dhe të gjitha opsionet e webit, social media ku pronat e listuara marrin akoma më shume ekspozim dhe klikime.

1.

Një profil i detajuar i pronës së publikuar online, pasuruar me opsione si: tour virtual i pronës në 3D, kalkulimi i distancës nga prona në një pikë të zgjedhur nga përdoruesi, google street view, kalkulim kredie nqs dëshiron ta blesh, krahasim me çmimin mesatar të zonës, historiku i pronës së listuar (si ka ndryshuar çmimi, sa kohë ka që është publikuar, etj.) dhe shumë të tjera;

2.

Lidhja direkte e pronave me faqen ePlanifikimi;

3.

Ofrimi i shërbimit të fotografimit të pronave dhe realizimit të tour-it virtual nga një skuadër e specializuar në mënyrë që pamjet të jenë profesionale;

4.

Ndërmjetësimi për sherbime noteriale për çështjet lidhur me pronat dhe veprimet me to;

5.

Ndërmjetësimi për shërbime të arkitekturës dhe interior design, për të cuar deri në fund rrugëtimin nga blerja deri tek arredimi i pronës.

Funksionalitetet e platformës

Listimi i pronave

Shitësit mund të listojnë pronat e tyre me të gjitha detajet e rëndësishme, përfshirë fotografi dhe përshkrime të detajuara, çmime dhe karakteristika specifike.

Kërkimi i pronave

Blerësit mund të filtrojnë kërkimet bazuar në kritere si vendndodhja, çmimi, madhësia, dhe tipologjia e pronës.

Vlerësimi dhe analiza

Platforma pritet të ofrojë vlerësime të pasurive dhe analiza të tregut, duke i ndihmuar përdoruesit të marrin vendime të informuara.

Veçoritë e avancuara

Transparenca

Të gjitha listimet dhe transaksionet janë transparente dhe të verifikueshme, duke ulur rrezikun e mashtrimeve dhe keqinformimit.

Ndërfaqja e përdoruesit

Të gjitha listimet dhe transaksionet janë transparente dhe të verifikueshme, duke ulur rrezikun e mashtrimeve dhe keqinformimit.

Mjetet interaktive

Hartat interactive, 3D tour e shume opsione te tjera risi qe sigurojne përvojë më të thellë dhe të detajuar të pronave.

Cfare na vecon nga tregu ?

Centralizimi i të dhënave

Platforma siguron një burim të centralizuar të informacionit, duke ofruar blerësve dhe shitësve qasje në një bazë të gjerë të dhënave në një vend, e cila lehtëson procesin e gjetjes ose shitjes së pronave.

Transparenca dhe informacioni i plotë

Ndërsa platforma të tjera ofrojnë informacione të kufizuara, platforma “Kërko” ofron detaje të plota dhe të saktë për çdo pronë, duke përfshirë fotografi dhe përshkrime të detajuara.

Përqendrimi në nevojat e klientit.

Zgjidhja është ndërtuar me fokus në nevojat specifike të klientëve, duke ofruar jo vetëm listime, por sygjerohen edhe konsultime dhe mbështetje në procesin e blerjes ose shitjes.*