image

Investitorët shqiptarë dhe të huaj me sytë nga Riviera shqiptare

  • svg Lajme
  • Admin
  • svg

Të gjithë investitorët i kanë kthyer sytë nga Riviera shqiptare jo rastësisht. Janë peizazhet mahnitëse të krijuara nga malet, terreni shkëmbor dhe ujërat e thellë e të kristaltë ato që e bëjnë këtë hapësirë të lakmuar jo vetëm nga vendasit, por gjithmonë e më shumë edhe nga turistët e huaj. Historia e lashtë me gjurmë që prej antikitetit, fshatrat piktoreskë, kultura dhe traditat, ushqimet mesdhetare plot shije, janë të tjera vlera shtesë që i bashkohen bukurisë së vijës bregdetare, duke e bërë atë nga më të kërkuarat në rajon. Përgjatë vijës bregdetare që shtrihet nga Qafa e Llogarasë deri në Ksamil, strehohen plazhet e Dhërmiut, Orikumit, Radhimës, Himarës, Jalës, Palasës e plot të tjera, secila e identifikueshme për natyrën dhe historinë që mbart. Zhvillimet infrastrukturore dhe ndërtimet e komplekseve rezidenciale si Santorini dhe San Nicolas në Dhërmi, Green Coast në Palasë etj, me standarde të larta e cilësi në ndërtim të krahasueshme edhe me komplekset e shteteve fqinje me një turizëm të zhvilluar si Turqia, Kroacia dhe Greqia, e kanë bërë akoma më tërheqës për investim jugun e Shqipërisë. Shërbimet e ofruara brenda dhe jashtë këtyre rezidencave, standardizimi i tyre dhe përmirësimi i kushteve higjeno-sanitare, kanë patur një impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit vendas. Çmimet e pronave në plazhet e jugut njohin vit pas viti rritje të konsiderueshme, fakt ky, që i shtyn investitorët të blejnë banesa ose njësi komerciale që në fazat e para të ndërtimit, për shkak të çmimeve më të ulëta dhe kthimit të lartë të investimit. Palasa dhe Dhërmiu njihen si zona më të shtrenjta, pasi çmimet aty variojnë nga 2000-2200 euro/m 2 për të parën dhe 2200-2500 euro/m 2 për të dytën. Megjithatë, vlera që mund të përfitoni prej shfrytëzimit të pronës mbetet po ashtu e lartë. Kërkesat e turistëve të huaj, por edhe vendasve, për të marrë banesa me qira apo që edhe t’i blejnë ato e t’i bëjnë të tyret, njohin vetëm rritje. Qiratë ditore për apartamentet variojnë nga 100-150 euro, ndërsa për vilat shifrat janë edhe më të larta, duke arritur 500-700 euro nata. Kjo garanton një kthim tepër të shpejtë të investimit, që në rastin e qiradhënies ndodh brenda 10-13 viteve. Të dhënat optimisite në tregun e shitblerjes së pronave, ku vetëm në 5 vitet e fundit çmimet janë rritur me 150%, i kanë shtyrë admiruesit e konceptit “bëje paranë të punojë për ty” që të mos humbasin kohë dhe të vihen në garë për të bërë një investim të zgjuar dhe të sigurt. Gjiri i Lalzit është edhe zona më e shtrenjtë, ku çmimet e banesave nisin nga 1600 euro/m 2 , me një kthim investimi brenda pak viteve. Pozicionimi i mirë gjeografik, projektimi funksional i ambienteve të brendshme dhe të jashtme, si dhe dizajni me shije e me kualitet të lartë, e bëjnë një pronë më tërheqëse për investim. Dilemat tuaja dhe shtyrja në kohë e investimit do t’ju kushtojë, pasi kurba e çmimeve në tregun imobiliar, veçanërisht në jugun e Shqipërisë, po njeh vetëm rritje. Një prej faktorëve më të rëndësishëm kyç që ndikon në bërjen e një investimi të zgjuar dhe fitimprurës, është koha që zgjedhim për t’u hedhur në veprim. Ky është momenti yt për të dalë i fituar.

Postimet e fundit